BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Koha është që Kosova të pajiset me armë bashkëkohore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit nga shpallja e pavarësisë së shtetit, porositi se, një vit pasi Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) me ndryshime ligjore praktikisht u shndërruan në forca të armatosura, është koha për pajisjen e tyre me armë bashkëkohore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 17 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit nga shpallja e pavarësisë së shtetit, porositi se, një vit pasi Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) me ndryshime ligjore praktikisht u shndërruan në forca të armatosura, është koha për pajisjen e tyre me armë bashkëkohore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjatë parakalimit të sotëm në kazermën “Adem Jashari” në kryeqytetin e Kosovës, Thaçi porositi se FSK-ja kalon nëpër “etapë të konsolidimit dhe rritjes”, për çka mirënjohje të posaçme u ka shprehur SHBA-së dhe aleatëve tjerë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Që të arrijmë deri në këtë ditë, që Kosova të ketë ushtri të saj, nevojitej shumë punë, vullnet, unitet të brendshëm dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, para së gjithash dhe mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Ai theksoi se ushtria e Kosovës ka përbërje të përzier etnike, gjë që është konfirmim se respektohen standardet kushtetuese dhe ligjore të shtetit.

Duke shprehur bindje se Kosova në një të ardhme të afërt do të bëhet pjesë e NATO-s, Thaçi porositi se shteti i tij do të kujdeset për stabilitetin rajonal.

Republika e Kosovës shpalli pavarësi më 17 shkurt të vitit 2008, ndërsa para diçka më tepër se një viti, me ndryshime ligjore, praktikisht i transformoi Forcat e atëhershme të sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë e kanë njohur më shumë se 100 anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa mes të parat që e kanë bërë atë, së bashku me SHBA-në dhe 20 anëtare të Bashkimit Evropian, ishte edhe Maqedonia e Veriut. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close