BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi i prezantoi automjetet e reja luftarake të cilat Kosova i bleu nga SHBA-ja

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e prezantoi sot kontingjentin e ri prej 47 automjeteve të blinduara luftarake, të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë, 27 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e prezantoi sot kontingjentin e ri prej 47 automjeteve të blinduara luftarake, të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes publikimit në Fejsbuk pas takimit me komandantin e FSK-së, gjeneralkolonelin Rahman Ramën, Thaçi informoi dhe se së shpejti do të fillojë rekrutimi i pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot pata një takim informativ me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralkolonelin Rahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës dje i është shtuar edhe një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi  i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Thaçi. ia/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close