BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi – Hoti: Nuk do të lejohet që dialogu me Serbinë të zbresë në nivel teknik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se vendi nuk do të lejojë që negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë të zbresin në nivel teknik, përderisa  "i  tërë procesi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë dhe respektim të plotë të integritetit territorial" të dy shteteve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 24 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se vendi nuk do të lejojë që negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë të zbresin në nivel teknik, përderisa  “i  tërë procesi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë dhe respektim të plotë të integritetit territorial” të dy shteteve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit të sotëm me kryeministrin Avdullah Hoti, Thaçi tha se “për vendin dhe për shoqërinë është shumë me rëndësi bashkëpunimi mes institucioneve të jetë efikas”.

“Në ato suaza ishte edhe takimi i sotëm me kryeministrin Hoti. me rëndësi vitale është të ndodhë ky bashkëpunim ndërinstitucional. E përshëndesim  emërimin e Skënder Hysenit (koordinues nacional për dialogun me Serbinë). Me rëndësi është ai dialog të ndodhë, sepse vetëm me dialog, takime dhe fqinjësi të mirë Kosova mund të lëvizë përpara drejt perspektivës evropiane”, deklaroi Thaçi.

Hoti deklaroi se e ka informuar presidentin për rrjedhën e deritanishme të ngjarjeve lidhur me ripërtëritjen e negociatave me Serbinë, për qëndrimin e ij në Paris, video konferencën në të cilën morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emanuel Makron, shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel dhe ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, si dhe për takimin me Vuçiq më 16 korrik në Bruksel.

Presidenti dhe kryeministri informuan se biseduan edhe për atë se si më mirë dhe më lehtë të tejkalohet situata me epideminë me Kovid-19, si dhe për çështje nga zhvillimi ekonomik. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close