BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi: Filluan konsultimet për formimin e institucioneve të reja të Kosovës

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve të sotme të ndara me kryeministrin në dorëheqje dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti dhe kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK) dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, deklaroi se hapat e ardhshëm për dalje nga situata e krijuar me votimin e mosbesimit të qeverisë së Kurtit, do t'i ndërmarrë sipas Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme.

Prishtinë, 1 prill 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve të sotme të ndara me kryeministrin në dorëheqje dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti dhe kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK) dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, deklaroi se hapat e ardhshëm për dalje nga situata e krijuar me votimin e mosbesimit të qeverisë së Kurtit, do t’i ndërmarrë sipas Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Thaçi në paraqitjen e tij para gazetarëve tha se konsultimet me partitë politike parlamentare i bën me qëllim që të krijojë bazë të mendimeve dhe t’i formojë veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarrë si president i shtetit pas shkarkimit të qeverisë.

“Thelbi im për më tutje do të  jetë respektimi i legjitimitetit qytetar të shprehur në (zgjedhjet parlamentare) të 6 tetorit, duke pasur parasysh shkarkimin e Qeverisë më 25 mars.Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do ndërmarr si president pas konsultimeve që do i zhvillojë edhe nesër do të jetë transparente dhe në përputhshmëri me kushtetutën ligjet e praktikave të mëhershme. Do të jetë një proces i konsultuar kushtetues e ligjor për çka ju do të informoheni menjëherë pas konsultimeve”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për situatën e krijuar nga epidemia e Kovid-19 dhe iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e autoriteteve kompetente, tha se, pa marrë parasysh të gjitha, jeta institucionale vazhdon.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë duhet të vazhdojë. Sot si president i vendit pas mocionit të mosbesimit ndaj Kosovës jam detyruar duke respektuar kushtetutën dhe ligjet për të filluar konsultimet me partitë politike në vend për formimin e institucioneve”, tha Thaçi.

Pas takimeve të sotme me Kurtin, Mustafën dhe Veselin, presidenti i Republikës për nesër janë planifikuar takime me drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, partisë së serbëve të Kosovës, Lista Serbe (SL), Goran Rakic dhe Nisma Socialdemokrate (NISMA), Fatmir Limaj, si dhe përfaqësues të grupit G6, përkatësisht deputetë nga partitë etnike jo-shumicë në Kosovë. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close