BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi e uroi Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur në Uashington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përgëzoi përfaqësuesit e vendit të tij dhe të Serbisë për marrëveshjen për stabilizimin ekonomik të arritur midis dy vendeve, të cilën ata e nënshkruan sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 4 shtator 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përgëzoi përfaqësuesit e vendit të tij dhe të Serbisë për marrëveshjen për stabilizimin ekonomik të arritur midis dy vendeve, të cilën e nënshkruan sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Thaçi përmes një postimi në Tuiter, e falënderoi presidentin e SHBA-së Donald Tramp dhe të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet Prishtinë-Beograd, ambasadorin Riçard Grenell, për kontributin e tyre në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë, presidentin Donald Tramp dhe Riçard Grenell për udhëheqjen e këtij procesi. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nënshkruan sot një marrëveshje, në prani të presidentit amerikan Tramp, për rregullimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat ekonomike.

Pas nënshkrimit, presidenti Tramp tha se marrëveshja e sotme për normalizim ekonomik të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është historike dhe se “me padurim pret t’i vizitojë dy vendet në një ardhme jo dhe aq të largët”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close