BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi e ka falënderuar Plenkoviqin sepse Ballkanin e mbanë në agjendën e BE-së

Presidenti i Kosovës Hashin Thaçi sot bisedoi në telefon me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq në prag të samtit të Zagrebit mes anëtareve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që sot pasdite do të mbahet përmes lidhjes së video-konferencës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 6 maj 2020 (MIA) – Presidenti i Kosovës Hashin Thaçi sot bisedoi në telefon me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq në prag të samtit të Zagrebit mes anëtareve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që sot pasdite do të mbahet përmes lidhjes së video-konferencës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumtoi Kabineti i Thaçit, ai ka shprehur falënderim për vendosmërinë e Kroacisë të mbahet samitit dhe ta mbajë Ballkanin lartë në agjendën e BE-së.

“Jemi mirënjohës që insistuat Samiti të mbahet në këto kushte dhe që po e mbani lart Ballkanin Perëndimor në agjendën e BE-së. Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon dhe në perspektivën evropiane”, citohet Thaçi në kumtesën pas bisedës me Plenkoviqin.

Në takimin e sotëm, të organizuar nga Kroacia si kryesuese me BE-së, në gjysmën e parë të vitit do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeveritë e BE-së dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi. Kryetari i Këshillit Evropian Çarls Mishel do të kryesojë takimin dhe së bashku me kryetaren e KE-së Ursula fon der Lajen do të përfaqësojnë BE-në. ia/sn/ 

Таг
Back to top button
Close
Close