BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Thaçi: BE-ja duhet ta dëshmojë partneritetin me Ballkanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian duhet të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij, gjendet në udhëkryq politik dhe historik.

Prishtinë, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian duhet të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij, gjendet në udhëkryq politik dhe historik.

Në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor në organizim të “Miqve të Evropës” në Bruksel, Thaçi theksoi se perspektiva e qartë evropiane është kyçe për garantimin e paqes afatgjate dhe stabilitetin në rajon. Ai vlerësoi se udhëheqësia e re e Unionit duhet ta dëshmojë vizionin, guximin dhe udhëheqjen, duke i realizuar premtimet ndaj shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe duke dëshmuar se është partner i qëndrueshëm i shteteve në rajon.

Sipas Thaçit, shtyrja dhe vonesa me zgjerimin e BE-së është në të vërtetë thirrje për kaos të ri të Ballkanit.

“Strategjia e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor krijoi bindje se Unioni edhe më tej jep nxitje vndimtare ndaj synimeve të Kosovë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut , Serbisë dhe BeH-së në integrimin e BE-së, por ngjarjet të cilat vijuan na përgënjeshtruan të gjithë neve”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close