BotëBotë.Portal

Tetë të vdekur prej alkoolit të bërë në shtëpi në Indonezi

Tetë persona kanë vdekur,  ndërsa tetë të tjerë janë rëndë të sëmurë pasi kanë konsumuar alkool shtëpie në krahinën Java Perëndimore në Indonezi, lajmëruan mediat lokale.

Xhakartë, 24 janar 2020 (MIA) – Tetë persona kanë vdekur,  ndërsa tetë të tjerë janë rëndë të sëmurë pasi kanë konsumuar alkool shtëpie në krahinën Java Perëndimore në Indonezi, lajmëruan mediat lokale.

Viktimat janë sëmurë të enjten, pasi kanë konsumuar pije alkoolike të bërë në shtëpi të përzier me pije energjike, në një ditëlindjen e njërit prej tyre në rajonin Tasikmalaja, informon Nana Supriatna, nëpunës lokal.

“Ata kanë pirë së bashku për të festuar ditëlindjen dhe katër prej tyre kanë vdekur të njëjtën ditë”, tha Nana.

Mediat lokale publikuan se tetë personat të cilët ende janë në spital janë në gjendje kritike. Një numër i madh i indonezianëve çdo vit vdesin pas konsumimit të pijeve alkoolike që përgatiten në shtëpi, shpesh herë plot me materie të ndryshme toksike, përfshirë edhe lëng kundër mushkonjave.

Таг
Back to top button
Close
Close