EvropëEvropë.Portal

Tetë të vdekur nga moti i lig në Spanjë dhe Portugali

Të paktën tetë persona e humbën jetën nga moti i lig i shoqëruar me përmbytje, që i kaploi Spanjën dhe Portugalinë në tre ditët e fundit.

Madrid, 22 dhjetor 2019 (MIA) – Të paktën tetë persona e humbën jetën nga moti i lig i shoqëruar me përmbytje, që i kaploi Spanjën dhe Portugalinë në tre ditët e fundit.

Në Andaluzi pësoi një surfues, një burrë u mbyt në Granadë duke tentuar ta kalojë lumin me automjet, ndërsa në Madrid një grua vdiq pasi mbi të ra një pjesë e murit të ndërtesës në qendër të qytetit, për shkak të erës së fuqishme. Në disa pjesë të ndryshme të vendit jetën e humbën edhe tre persona.

Mbrojtja spanjolle civile kumtoi se era ka fryrë me shpejtësi prej 140 kilometra në orë ndërsa valët në bregun veriperëndimor të Atlantikut kanë qenë të larta nëntë metra.

Sipas të dhënave të mbrojtjes civile, era e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut i rrëzuan drunjtë dhe shkaktuan përmbytje prej të cilave është dëmtuar infrastruktura.

Në Portugali, nga ana tjetër, dy persona e humbën jetën nga moti i lig.

Janë evakuuar mbi 250 persona në Portugalinë qendrore për shkak të rritjes së nivelit të ujit. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close