Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Tetë raste të reja dhe një person i shëruar nga koronavirusi në Kërçovë

Në Kërçovë sot janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, dhe një person që e ka mposhtur sëmundjen. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunë u rrit në 80, prej të cilëve 68 janë aktivë, 11 të shëruar dhe një person i vdekur.

Kërçovë, 13 korrik 2020 (MIA) – Në Kërçovë sot janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, dhe një person që e ka mposhtur sëmundjen. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunë u rrit në 80, prej të cilëve 68 janë aktivë, 11 të shëruar dhe një person i vdekur.

“Rastet e reja janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Shtatë prej tyre po mjekohen në kushte shtëpiake dhe janë në izolim dhe nën kontroll të mjekëve të tyre amë, një person është në mjekim spitalor në Manastir. Për fat të mirë sot kemi edhe një person të shëruar në Kërçovë”, tha dr. Stanko Tërpeski, anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore. rz/ab/

Back to top button
Close
Close