0_Web_Ballina - SllajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tetë Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas

Kombet e Bashkuara nën moton "Unë jam gjenerata e barazisë: Realizim i të drejtave të grave" këtë vit e shënon 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nju-Jork, 8 mars 2020 (MIA) – Kombet e Bashkuara nën moton “Unë jam gjenerata e barazisë: Realizim i të drejtave të grave” këtë vit e shënon 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Këtë vit mbushen 25 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës së Pekinit dhe platformës për veprim, që është udhërrëfyes progresiv për barazi gjinore.

KB nisi fushatën “Gjenerata e barazisë: Realizimi i të drejtave të grave për të ardhme të barabartë” me qëllim t’i jepet fund dhunës me bazë gjinore dhe të kërkohet drejtësi ekonomike dhe të drejta për të gjithë, autonominë trupore, shëndet seksual dhe riprodhues dhe të drejtat, veprim feminist për drejtësi klimatike, si dhe teknologji dhe inovacion për barazinë gjinore dhe udhëheqje feministe.

Drejtoresha ekzekutive e KB Gra, Fumzile Mlabo-Ngcuka, më rastin e 8 Marsit vitin 2020 e potencoi si vit për barazinë gjinore dhe bëri thirrje për ballafaqim me barrierat ekzistuese për barazi gjinore.

“Për momentin ne nuk kemi botë të barabartë dhe gratë janë të zemëruara dhe të shqetësuar për të ardhmen. Ata janë radikalisht të padurueshme për ndryshime. Padurimi ka ardhur duke u rritur me vite dhe është i thellë”, tha Mlambo-Ngzuka.

Potencoi se asnjë vend në botë nuk ka arritur barazi gjinore. Krahas të gjitha përpjekjeve sot një prej 10 grave të reja nuk din të lexojë dhe shkruaj.

“Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë që vajzat të posedojnë plotësisht fuqinë e tyre, të marrin vendin e tyre në botë dhe të luajnë rolin e tyre jetësor në teknologji dhe inovacion”,  tha Mlbo-Ngcuka.

Si përparësi e dytë, ajo potencoi përfshirjen më të madhe të grave në politikë dhe biznes. Dhe sot, 75 për qind e të gjithë parlamentarëve në botë janë burra, kështu që propozon vendosjen e kuotave ligjërisht të detyrueshme për përfaqësimin e grave.

Ajo thekson se ndryshimi më i madh duhet të ndodhë në pabarazinë ekonomike, që është shkaku i varfërisë. Gratë e reja që rritin familjet kanë 25 për qind më shumë mundësi se burrat të jetojnë në varfëri ekstreme. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close