BallkanBallkan.Portal

Tetë emigrantë u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë

Të paktën tetë persona e humbën jetën pasi një anije me 15 emigrantë u fundos në bregdetin perëndimor të Turqisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë

Ankara, 3 janar 2020 (MIA) – Të paktën tetë persona e humbën jetën pasi një anije me 15 emigrantë u fundos në bregdetin perëndimor të Turqisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë.

Midis viktimave ka edhe tre gra.

Anija u fundos në afërsi të provincës Mugla.

Po vazhdon hetimi pas emigrantëve të zhdukur në të cilin janë të përfshirë rojet bregdetare, helikopterë dhe aeroplanë, si dhe një ekip zhytës, bën të ditur Ministria. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close