BotëBotë.Portal

Testim masiv për shkak të një vatre të re të Kovid-19 në Pekin

Të gjithë punonjësit dhe ata që e kanë vizituar kohën e fundit tregun Ksinfadi, i cili është vatra e re e Kovid-19 në Pekin, do të duhet të testohen, komunikuan autoritetet shëndetësore kineze.

Pekin, 15 qershor 2020 (MIA) – Të gjithë punonjësit dhe ata që e kanë vizituar kohën e fundit tregun Ksinfadi, i cili është vatra e re e Kovid-19 në Pekin, do të duhet të testohen, komunikuan autoritetet shëndetësore kineze.

Me shfaqjen e një shpërthimi të ri të infeksionit në qytet, duke pasur frikë nga një valë e dytë e epidemisë në Kinë, administrata e qytetit bëri të ditur që planifikon të testojë rreth 46.000 njerëz në 24 vende të testimit në Pekin. Deri më tani janë kryer testime të mbi 10.881 personave.

Ministria kineze e Shëndetësisë kumtoi se dje janë konfirmuar 57 raste të reja të Kovid-19 ishin në vend, prej të cilëve 36 në Pekin.

Të gjitha janë të ndërlidhura me tregun e madh Ksinfadi, i cili kryesisht shet mish, peshk dhe perime. Bëhet fjalë për vend kryesor të furnizimit me ushqimit të freskët në Pekin.

Falë kontrolleve të hollësishme, maskave ​​mbrojtëse dhe masave për karantinë, koronavirusi pothuajse ishte zhdukur nga territori kinez që kur u shfaq në qytetin e Vuhanit në fund të vitit 2019, kështu që zbulimi i një vatre të re në kryeqytetin kinez i ka befasuar banorët.

Ky zbulim çoi në izolimin e 11 zonave të populluara. Sidoqoftë, kjo është një pjesë shumë e vogël e Pekinit, e cila ende jeton normalisht dhe pa psikozë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close