0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Termo-kamera edhe në aeroportin në Shkup

Termo kamera funksionon edhe në aeroportin e Shkupit, si edhe në aeroportet tjera në rajon, që të regjistrojë nëse disa udhëtarë që kanë fluturuar nga Dubai apo Stambolli - vende që kanë lidhje të drejtpërdrejtë transituese me rajonin nga Kina, kanë temperaturë të lartë dhe simptoma tjera të korona virusit. Të parat që u skanuan janë një pjesë e udhëtarëve nga një aeroplan nga Dubai.

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Termo kamera funksionon edhe në aeroportin e Shkupit, si edhe në aeroportet tjera në rajon, që të regjistrojë nëse disa udhëtarë që kanë fluturuar nga Dubai apo Stambolli – vende që kanë lidhje të drejtpërdrejtë transituese me rajonin nga Kina, kanë temperaturë të lartë dhe simptoma tjera të korona virusit. Të parat që u skanuan janë një pjesë e udhëtarëve nga një aeroplan nga Dubai.

Mjekët nga Qendra e Shëndetit Publik Shkup gjenden në aeroportin ku do t’i kontrollojnë pacientët te të cilët do të detektohen simptoma. Nëse tregohet dyshim për temperaturë më të lartë do të kenë trajtim të posaçëm, gjegjësisht ekipi i aeroportit do t’i intervistojë me rroba mbrojtëse, nëse vijnë nga Vuhan apo rrethina dhe nëse tregohet se kanë simptomatologji do të trajtohen në izolim. Ato që nuk kanë simptomatologji do të lëshohen të shkojnë në shtëpi, por do t’u japin numrat e telefonit dhe nëse ka çfarëdo rritje të simptomatologjisë me sëmundjen respiratore do të paraqiten.

“Kur të arrijnë pacientët nëse janë në periudhë të inkubacionit është e mundur të mos tregojnë rritje të temperaturës, ndërsa të jenë bartës të virusit. Kjo është vetëm një prej masave parandaluese që nuk do të thotë se edhe këtu nëse nuk regjistrojmë rritje të temperaturës se nuk ka udhëtarë i cili është bartës i korona virusit. Rritje të temperaturës mund të ketë jo vetëm nga korona virusi por edhe nga gripi, tani është sezon i gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore. Pacienti kontrollohet detalisht merret anamneza epidemiologjike dërgohet në dhomën e izolimit nëse vlerësojmë se ka dyshime se është e mundur të ketë infeksion me korona virusin, thirret automjeti i ambulancës dhe dërgohet deri te Klinika Infektive”, deklaroi mjekja Marija Goçevska nga Qendra e Shëndetit Publik Shkup.

Sipas të dhënave të fundit, në qytetin kinez Vuhan janë regjistruar 2.800 të infektuar nga korona virusi, ndërsa 81 kanë vdekur deri tani, 300 janë në gjendje kritike. Në Pekin pasdite është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga korona virusi. Nuk janë regjistruar viktima jashtë Kinës. Të paktën 40 të infektuar nga virusi ka në shumë shtetet tjera. sn/

Back to top button
Close
Close