BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tërmet prej gjashtë ballëve në bregun lindor të Japonisë

Një tërmet me intensitet prej 6.1 ballëve e ka tronditur bregdetin lindor të Japonisë, kumtoi Shërbimi amerikan gjeologjik.

Tokio, 20 prill 2020 (MIA) – Një tërmet me intensitet prej 6.1 ballëve e ka tronditur bregdetin lindor të Japonisë, kumtoi Shërbimi amerikan gjeologjik.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 41.7 kilometra nën nivelin e detit dhe 50 kilometra larg bregut të rajonit Mijagi, njoftoi mbrëmë agjencia japoneze e lajmeve Kjodo.

Siç është theksuar, mundësia për dëme më të mëdha është minimale dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Dy ditë më parë, gjithashtu një tërmet me madhësi 6.9 tronditi arqipelagun e ishujve japonezë në Oqeanin Paqësor, në jug të Tokios, por pa rrezik për cunami. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close