BallkanBallkan.Portal

Tërmet në Turqinë juglindore

Tërmet me një intensitet prej 5,7 ballë sot e goditi provincën Malatia në Turqinë juglindore, bëri të ditur Instituti për Hulumtime të Tërmeteve dhe Observatori Kandili.

Stamboll, 4 gusht 2020 (MIA) – Tërmet me një intensitet prej 5,7 ballë sot e goditi provincën Malatia në Turqinë juglindore, bëri të ditur Instituti për Hulumtime të Tërmeteve dhe Observatori Kandili.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej pesë kilometra.

Prefekti i Puturgës, ku është epiqendra e tërmetit, për televizionin Si-En-En-i Turk deklaroi se tërmeti ka shkaktuar disa dëme, por nuk ka raporte për viktima dhe të lënduar eventual.

Drejtoria turke për gjendje të jashtëzakonshme bëri të ditur se tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,2 ballë. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close