BotëBotë.Portal

Tërmet me fuqi prej 4,9 ballëve e goditi pjesën lindore të Algjerisë

Tërmet me intensitet prej 4,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën lindore të Algjerisë, në të cilin nuk ka persona të lënduar ose viktima, kumtoi Shërbimi për mbrojtje civile.

Algjer, 7 gusht 2020 (MIA) – Tërmet me intensitet prej 4,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën lindore të Algjerisë, në të cilin nuk ka persona të lënduar ose viktima, kumtoi Shërbimi për mbrojtje civile.

Tërmeti shkatërroi tre shtëpi, mes të cilave  edhe një vilë katërkatëshe, ndërsa 31 banesa janë shkatërruar, ndërsa njerëzit në panik kanë dalë nëpër rrugë.

Pas tërmetit ka pasur edhe një tërmet me fuqi prej 4,5 ballëve.

Tërmeti ka shkaktuar dëmtim edhe në rrugët të cilat janë mbyllur për qarkullim.

Tërmeti me fuqi prej 6,7 ballëve e goditi Algjerinë në vitin 2003 në të cilin e kanë humbur jetën 2.000 persona. fb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close