
Uashington, 24 maj 2020 (MIA) – Tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në Oqeanin Atlantik, kumtoi Enti gjeologjik i SHBA-së.
Vendi më i afërt i banuar nga aktiviteti sizmik është ishulli Shën Elena, i cili është i locuar mes Afrikës dhe Amerikës Jugore.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material, as për rrezik të mundshëm nga cunami.
Epiqendra e tërmetit gjendet në më shumë se 900 kilometra nga vendet e banuara më të afërta. kb/fb/