BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tërmet i fuqishëm është regjistruar në Indonezi

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar  në provincën  lindore indoneziane Papu.

Xhakarta, 19 janar 2020 (MIA) – Tërmet i fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar  në provincën  lindore indoneziane Papu.

Epiqendra e dridhjes ka qenë 141 kilometra në perëndim të qytetit Abepur, në thellësi prej 33,6 kilometra.

Qendra indoneziane për tërmete dhe cunami kumtoi  se nuk ka rrezik nga paraqitja e valëve të mëdha sepse dridhja ka qenë në brendësi të tokës.

Nuk ka informata për persona të pësuar eventual dhe dëm të shkaktuar material.

Në Indonezi të shpeshta janë tërmetet, erupcionet e vullkaneve dhe cunamet sepse arkipelagu gjendet  në të ashtuquajturën unazën e zjarrtë të Paqësorit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close