0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Tërhiqet shorti për edicionin e sivjemë të Ligës së kampionëve

Shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve është tërhequr sot në Nion.

Nion, 10 korrik 2020 (MIA) – Shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve është tërhequr sot në Nion.

Ndeshjet në këtë fazë, duke i përfshirë edhe finalen, do të luhen në Lisbonë pa tifozë.

Shorti për çerekfinalen caktoi që të përballen fituesi nga ndeshja Real Madrid-Mançester Siti me atë nga ndeshja Lion-Juventus.

Ndeshja tjetër që tërheq vëmendje është edhe ajo mes fituesit nga ndeshja Napoli – Barcelona me fituesin nga ndeshja Çellsi – Bajern i Munihut. Është interesante që fituesit nga ndeshjet çerekfinale do të takohen në gjysmëfinale.

Në dy ndeshjet tjera të çerekfinales, rivalët janë të qartë: RB Lajpcig luan kundër Atletiko Madridit dhe Atalanta kundër Pari Sen Zhermenit. Fituesit nga këto ndeshje do të takohen në gjysmëfinale.

Dyshet për çerekfinale:

Real Madrid/Manpester Siti – Lion/Juventus
RB Lajpcig – Atletiko Madrid
Napoli/Barcelona – Çellsi/Bajern i Munihut
Atalanta – PSZH

Dyshet për gjysmëfinale:

Fituesi i çerekfinales 1 – Fituesi i çerekfinales 3
Fituesi i çerekfinales 2 – Fituesi i çerekfinales 4

Datat:

1/8 e finales, ndeshjet kthyese: 7-8 gusht
1/4 e finales – 12-15 gusht
1/2 e finales – 18-19 gusht
Finalja – 23 gusht.

/bsh

Таг
Back to top button
Close
Close