
Dublin, 16 shtator 2020 (MIA) – Tërë Qeveria e Irlandës Veriore është në vetizolim, ndërsa Parlamenti u suspendua pasi ministri i Shëndetësisë tha se nuk po ndjehet mirë.
Kryetari i Parlamentit, Shon O’Firgejl tha se të gjitha sesionet janë anuluar.
“Shpresojmë që sesionet janë anuluar deri të martën e ardhshme ose derisa të marrim udhëzime për fillimin e sërishëm të procerdurës qeveritare”, deklaroi Shon O’Firgejl.
Televizioni irlandez RTE publikoi se ministri i Shëndetësisë Stiven Doneli ka kontaktuar me mjekun e tij që të bëjë test për koronavirus.
Doneli mori pjesë në seancë qeveritare dhe në konferebcë për shtyp, ku i publikoi planet më të reja të Qeverisë për hapjen e sërishme të jetës ekonomike dhe sociale në vend.
Irlanda e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka 357 raste të reja të koronavirusit, shumica prej të cilëve në Dublin. bsh/