0_Sport,PortalFutboll

Ter Shtegen do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2025

Barcelona u pajtua ta vazhdojë kontratën me portierin Mark-Andre ter Shtegen.

Barcelonë, 6 gusht 2020 (MIA) – Barcelona u pajtua ta vazhdojë kontratën me portierin Mark-Andre ter Shtegen.

Sipas “Mundo Deportivo” kontrata e re  me gjermanin 28 vjeçar do të llogaritet deri në fund të qershorit  të vitit 2025. Marrëveshja aktuale e portiuerit me klubin katalonas vlen deri në fund të qershorit të vitit 2022.

Në sezonin 2019/20, Ter Shtegen luajti 44 ndeshje për Barcelonën dhe pranoi 41 gola. Portali, “Transfermarkt.com” e vlerëson portierin 72 milionë euro.

Paraprakisht në mediume kishte informata për interesimin e Çellsit për portierin gjerman. sa/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close