BotëBotë.Portal

Tensione mes SHBA-së dhe Kinës rreth Detit të Kinës së Jugut

- Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot e kontestoi të drejtën e kinës në disa lokacione të Detit të Kinës së Jugut, ndërsa Pekini e kritikoi deklaratën e tij duke thënë se kjo i rrit tensionet në rajon.

Uashington, 14 korrik 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot e kontestoi të drejtën e kinës në disa lokacione të Detit të Kinës së Jugut, ndërsa Pekini e kritikoi deklaratën e tij duke thënë se kjo i rrit tensionet në rajon.

Pompeo në një kumtesë theksoi se Kina nuk ka bazë ligjore për ambiciet e saj në Detin e Kinës së Jugut dhe vlerësoi se vendi tashmë disa vite përdor kërcënime kundër vendeve të tjera të Azisë Juglindore.

“Qartë bëjmë të ditur se aspiratat e Kinës për resurse në Detin e Kinës së Jugut janë të jashtëligjshme, siç është e jashtëligjshme edhe fushata e tyre për kontroll të dhunshëm ndaj atyre lokacioneve”, tha Pompeo, duke shtuar se bota nuk do ta lejojë Pekinin që ta trajtojë Detin e Kinës së Jugut si mbretëri të tij detare.

Pekini i vlerësoi akuzat e Pompeos si “tërësisht të paarsyeshme”, duke potencuar se SHBA-ja nuk i respekton përpjekjet e Kinës dhe vendeve të ASEAN për paqe dhe stabilitet në atë sferë.

Ambasada kineze në Uashington iu bëri thirrje SHBA-së që të mos anojnë rreth çështjeve për sovranitetin territorial dhe t’i respektojnë përpjekjet e vendeve rajonale për paqe dhe stabilitet në rajonin e Detit të Kinës së Jugut.

Kina thotë se ka të drejtë ndaj disa ishujve në Detin e Kinës së Jugut të cilët janë lëndë e kontesteve me vendet tjera të rajonit, gjë për çka SHBA-ja kundërshton, dhe për këtë rajoni ka incidente të shpeshta mes anijeve ushtarake të të dyja vendeve.

Filipinet, Vietnami, Malezia, Brunei dhe Tajvani gjithashtu thonë se disa nga qindra shkëmbinjtë dhe ishujt e vegjël në Detin e Kinës së Jugut iu takojnë atyre, por që nga viti 2014, Pekini i përforcoi zërat se ka të drejtë mbi të gjitha ishujt, duke betonuar shkëmbinj për ndërtim të aeroporteve ushtarake të pajisur me radarë, projektilë dhe aeroplanë. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close