BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Temperatura të larta rekorde në Greqi

Gjatë ditës së djeshme, në pjesë të caktuara të Greqisë u matën temperatura të larta rekorde, të cilat arritën deri mbi 40 gradë Celsius, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 16 maj 2020 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme, në pjesë të caktuara të Greqisë u matën temperatura të larta rekorde, të cilat arritën deri mbi 40 gradë Celsius, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të dhënave nga Observatori nacional në Athinë, në qytetin Sparta në Peloponez dje u matën 40,7 gradë, ndërsa në Greqinë Qendrore dhe Jugore, si dhe në ishullin Kretë, temperatura ishte mbi 39 gradë Celsius.

Temperaturat e larta, të pazakonshme për muajin maj, vazhdojnë edhe sot dhe janë shkaku kryesor që plazhet të cilat u hapën sot në tërë Greqinë, të jenë përplot me qytetarë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close