0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeEkonomi

Telekomi i Maqedonisë; Janë ndërmarrë masa sigurie për thirrjet prej destinacioneve të panjohura

Telekomi i Maqedonisë informon se pas thirrjeve të regjistruara gjatë ditës prej destinacioneve të panjohura drejtë shfrytëzuesve të tyre, që kanë pasur për qëllim gjenerimin të panevojshëm të thirrjeve, menjëherë kanë ndërmarrë masa të sigurisë, i kanë bllokuar numrat e panjohur dhe e kanë parandaluan thirrjen në këto destinacione. Apelon që shfrytëzuesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos u përgjigjen thirrjeve të humbura nga numrat e panjohur në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet dhe shpenzimet shtesë të paparashikuara.

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Telekomi i Maqedonisë informon se pas thirrjeve të regjistruara gjatë ditës prej destinacioneve të panjohura drejtë shfrytëzuesve të tyre, që kanë pasur për qëllim gjenerimin të panevojshëm të thirrjeve, menjëherë kanë ndërmarrë masa të sigurisë, i kanë bllokuar numrat e panjohur dhe e kanë parandaluan thirrjen në këto destinacione. Apelon që shfrytëzuesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos u përgjigjen thirrjeve të humbura nga numrat e panjohur në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet dhe shpenzimet shtesë të paparashikuara.

“Telekomi i Maqedonisë e informon opinion se gjatë ditës së sotme janë regjistruar thirrje prej destinacioneve të panjohura ndaj shfrytëzuesve tanë qëllimi i të cilëve është të gjenerohet trafik i panevojshëm. Që t’i mbrojmë shfrytëzuesit prej shpenzimeve të panevojshme, kompania menjëherë ndërmor masa sigurie, i bllokoi numrat e panjohur dhe e pamundësoi thirrjet në këto destinacione. Apelojë që shfrytëzuesit vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të mos përgjigjen në thirrjet e humbura prej numrave të panjohur, me qëllim të shmangen keqpërdorime dhe shpenzime shtesë të paparashikuara”, kumtoi Telekomi i Maqedonisë.

Një numër i madhe qytetarësh, në rrjetet sociale dhe te operatorët, informojnë për thirrje telefonike prej numrave të panjohur të huaj.

Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijovski paraprakisht për MIA-n deklaroi  se operatorët telekomunikues do t’i bllokojnë numrat prej të cilave ndaj shfrytëzuesve vendorë nga sot paradite ka numër të madh të thirrjeve të paidentifikuara nga jashtë.

Në ndërkohë, siç këshillon, qytetarët nuk duhet t’u përgjigjen thirrjeve të tilla që janë të regjistruar prej shfrytëzuesve të dy operatorëve celularë Makedonski Telekom dhe A1.

AEK siç paralajmëroi  do të mbajnë takim me operatorët celularë, si dhe se së shpejti në ueb faqen-së do të publikohet kumtesë me udhëzime konkrete. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close