0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Tek anëtarët e një familjeje prej 10 rasteve pozitive vetëm një është me simptoma

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se 90 për qind e pacientëve të sapodiagnostikuar janë bartës asimptomatikë të koronavirusit ndërsa dhjetë për qind të tjerët kanë simptomatologji të lehtë.

Shkup, 5 qershor 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se 90 për qind e pacientëve të sapodiagnostikuar janë bartës asimptomatikë të koronavirusit ndërsa dhjetë për qind të tjerët kanë simptomatologji të lehtë.

Ai në pres konferencën e sotme si shembull theksoi se tek anëtarët e një familje prej dhjetë të testuarve vetëm njëri ka test pozitiv me simptoma të lehta, ndërsa nëntë të tjerët janë bartës asimptomatikë.

“Çfarë na treguan rezultatet fillestare kur sërish filluan të vijnë raste në kuadër të familjeve rreth atyre ngjarjeve familjare rreth 24/25 majit dhe disa ditë më parë se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimptomatikë. Dhe për këtë në mënyrë intensive jemi duke i testuar të gjitha kontaktet primare të të diagnostifikuarve paraprakë, rreth 15 familje janë në Shkup numri më i madh i të sapodiagnostifikuarve janë këtu. Por, 90 për qind janë asimptomatikë, të tjerët kanë simtomatologji të lehtë”, thotë Filipçe.

Ai kumtoi se fillimisht është dashur ta vlerësojnë kapacitetin e sëmundjes për t’u shndërruar në të rëndë, gjë që, siç thotë, nuk ka ndodhur në dy javët e kaluara.

“Do të thotë kemi të dhëna se virulenca po bie, por në të njëjtën kohë e dimë se sistemi shëndetësor nuk është në rrezik. Prandaj u rritën testimet, prandaj u testuan edhe kontaktet primare në familje të cilat nuk kanë kurrfarë simptomash. Dhe tani kemi pasqyrë të qartë”, shtoi Filipçe. shk/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close