EvropëEvropë.Portal

Tegnel: Më vjen keq për shkak të mossuksesit që të mbrohen azilet e pleqve

Epidemiologu i përgjithshëm suedez, Anders Tegnel shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit që të mbrohen shtëpitë e të moshuarve nga koronavirusi dhe numri i madh i rasteve të vdekjes.

Stokholm, 24 qershor 2020 (MIA) – Epidemiologu i përgjithshëm suedez, Anders Tegnel shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit që të mbrohen azilet e pleqve nga koronavirusi dhe numri i madh i rasteve të vdekjes.

“Me siguri menduam se shoqëria jonë e cila po jeton në mënyrë të ndarë sipas moshës do të na mundësojë të shmangim situatë si në Itali, ku gjenerata të ndryshme shpesh herë jetojnë së bashku, por kjo u tregua si e pasaktë”, tha Tegnell, i cili është epidemiolog në Agjencinë suedeze për shëndet publik.

Sipas tij, shkalla e vdekshmërisë në Suedi është dashur të shmanget.

Suedia ka zbatuar qasje më të lehtë në luftën kundër virusit në krahasim me shtetet tjera.

Epidemiologu megjithatë konsideron se sistemi shëndetësor suedez ka arritur të përballet me pandeminë.

Agjencia të mërkurën publikoi se ka regjistruar rreth 62,3 mijë raste të infeksionit, me 5,2 mijë raste të vdekjes. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close