BotëBotë.PortalSport.SlajderSvet.Slajder

Tedros: Në Kinë në 24 orët e fundit janë paraqitur numër më i vogël i të infektuarve të rinj me koronavirus

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi se Kina në 24 orët e kaluara ka denoncuar numër më të vogël të rasteve të reja të infektuar me koronavirus sesa muajin e kaluar.

Gjenevë, 29 shkurt 2020 (MIA) – Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi se Kina në 24 orët e kaluara ka denoncuar numër më të vogël të rasteve të reja të infektuar me koronavirus sesa muajin e kaluar.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Gjenevë, kushtuar koronavirusit, Tedros tha se Kina në 24 orët e fundit i ka denoncuar 329 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve në vend është rritur në 78.959.

OBSH në faqen e saj kumtoi se, sipas informacioneve të fundit, në Kinë nga koronavirusi deri më tani jetën e kanë humbur 2.791.

Sipas Tedrosit, jashtë Kinës deri më tani janë regjistruar 4.351 raste të virusit të ri edhe atë në 49 vende, ndërsa jetën e kanë humbur 67 persona.

Tedros shtoi se vendet e reja në të cilat janë paraqitur raste të virusit janë Danimarka, Estonia, Lituania, Holanda dhe Nigeria.

Ai saktësoi se për 24 rastet e reja të koronavirusit është konstatuar se janë bartur nga Italia në 14 vende të tjera ndërsa 97 raste janë bartur nga Irani në 11 vende në botë.

Ai shtoi se numri i rritur i të prekurve dhe vendeve të goditura nga virusi i ri është arsye për brengosje serioze. Për këto arsye, theksoi Tedros, rreziku nga përhapja e virusit Kovid-19 në botë OBSH e ngriti në nivelin më të lartë.

“Tani për tani akoma nuk ka dëshmi për përhapjen e lirë të virusit brenda në bashkësitë. Derisa është i tillë rasti edhe më tej kemi mundësi ta ndalim përhapjen e tij me ndërmarrjen e masave të konsiderueshme për zbulim të hershëm, izolim, përkujdesjen e pacientëve dhe ndjekjen e kontakteve të tyre”, tha Tedros.

Ai megjithatë, paralajmëroi se për momentin armiku më i madh nuk është vetë virusi, por frika, thashethemet dhe stigmatizimi. shk/

Back to top button
Close
Close