0_Slajder0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tedros: Mungesa e unitetit global është kërcënim më i madh nga vetë pandemia

Mungesa e lidershipit global dhe uniteti  në luftën  kundër koronavirusit paraqesin   kërcënim më të madh  nga vetë pandemia, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm  i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ad'hanom Gebrejsus.

Dubai, 22 qershor 2020 (MIA) – Mungesa e lidershipit global dhe uniteti  në luftën  kundër koronavirusit paraqesin   kërcënim më të madh  nga vetë pandemia, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm  i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ad’hanom Gebrejsus.

“Bota ka nevojë të madhe për unitet kombëtar dhe solidaritet global. Politizimi i pandemisë e përkeqëson  situatën”, deklaroi  drejtori i OBSH-së në forumin shëndetësor virtual të organizuar nga Samiti i qeverive botërore, të mbajtur në Dubai.

Tedros theksoi se kërcënimi më i madh  me të cilin përballemi  tani  nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e  solidaritetit dhe lidershipit global.

Sipas tij, disa pjesë të rregulloreve  shëndetësore ndërkombëtare  duhet të përforcohen që të jenë më të zbatueshme. Ai nuk saktëson se cilat janë ato pjesë, por tha se duhet të kordinohen, parashikohen,  me shpërndarje të gjërë dhe  në mënyrë fleksibile të financuara  që të jenë në tërësi të zbatueshme.

Drejtori i OBSH-së, gjithashtu, tha se  të gjitha vendet  mbrojtjen shëndetësore universale  duhet ta bëjnë prioritet të tyre. sa/

Back to top button
Close
Close