BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tedros: Më shumë se gjysmë milionë njerëz të infektuar me koronavirus

 Më shumë se gjysmë milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus, ndërsa 20.000 kanë vdekur, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhan Gebrejesus.

Gjenevë, 27 mars 2020 (MIA) – Më shumë se gjysmë milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus, ndërsa 20.000 kanë vdekur, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhan Gebrejesus.

Ai u bëri thirrje vendeve të përmbahen nga përdorimi i ilaçeve për të cilat nuk është dëshmuar se janë efikase kundër virusit Kovid-19.

“Mungesa globale kronike të pajisjeve mbrojtjes personale tani është njëra ndër kërcënimet më të mëdha për aftësinë tonë kolektive  t’i shpëtojnë jetët “, tha Tedros në konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ai shtoi se personeli mjekësor në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme meriton mbrojtje të njëjtë si ato në vendet më të pasura.

Në pyetjen për raporte për infeksione te të rinjtë, ai tha se shumica e tyre kanë infeksion të lehtë, por se një numër i vogël i njerëzve të moshës midis 20 dhe 60 kanë infeksion të dukshëm. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close