BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tedros: Afrika ka kapacitete laboratorike për testim të koronavirusit

Të gjitha vendet afrikane kanë zhvilluar kapacitete laboratorike për testimin e koronavirusit, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus dhe paralajmëroi se pandemia është duke u përshpejtuar.

Adis Abeba, 24 qershor 2020 (MIA) – Të gjitha vendet afrikane kanë zhvilluar kapacitete laboratorike për testimin e koronavirusit, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ad’hanom Gebrejesus dhe paralajmëroi se pandemia është duke u përshpejtuar.

Gjatë një konference virtuale mbi zhvillimin e vaksinës për Kovid-19 dhe aksesin e saj në kontinentin afrikan, Tedros vuri në dukje se vetëm për një javë janë regjistruar një milion raste të koronavirusit.

Ai shtoi se për momentin punohet në më shumë se 220 “kandidatë për vaksinë” dhe bëri thirrje që vaksina të “jetë e disponueshme dhe të zhvillohet në vëllim pa precedent”.

Kreu i Qendrës afrikane për kontrollin e sëmundjeve, Xhon Nkengasong, u bëri thirrje vendeve të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të vaksinave për të mos lënë Afrikën anash.

“Nëse ne nuk veprojmë tani, Afrika rrezikon të mbetet jashtë garës globale të vaksinave”, tha ai. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close