KulturëKulturë.Portal

Teatri i Komedisë – Shkup shënon vitin e tetë të themelimit

Institucioni kombëtar, Teatri i Komedisë në Shkup sot në Ditën Botërore të Teatrit shënon vitin e tetë të themelimit. Gjatë tetë viteve të kaluara konsiderohet si Teatri më i vizituar në vend me gjithsej 34 premiera, janë realizuar një numër i madh i vizitave dhe bashkëpunimeve, ndërsa teatri mund të mburret edhe me shumë çmime dhe mirënjohje të shumta.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Institucioni kombëtar, Teatri i Komedisë në Shkup sot në Ditën Botërore të Teatrit shënon vitin e tetë të themelimit. Gjatë tetë viteve të kaluara konsiderohet si Teatri më i vizituar në vend me gjithsej 34 premiera, janë realizuar një numër i madh i vizitave dhe bashkëpunimeve, ndërsa teatri mund të mburret edhe me shumë çmime dhe mirënjohje të shumta.

Këtë vit në Teatrin e Komedisë do të mungojë premiera e zakonshme më 27 Mars, por nga institucioni thonë se pasi të normalizohet situata, aktorët dhe i gjithë ekipi i teatrit do të jenë këtu për t’i mbushur me energji dhe shpresë të re vizitorët. Ndërkohë, teatri ofron të qeshura publikut të tij përmes repertorit onllajn në internet – në kanalin e teatrit në Jutjub në kohë të caktuara ku transmetohen pamjet e shfaqjeve të teatrit.

Për Ditën Botërore të Teatrit është e rezervuar shfaqja “Ah, Dashuria ime” (me regji të Kole Angelovski), e cila është shfaqja e parë e luajtur në Teatrin e Komedisë. fab/

Back to top button
Close
Close