KulturëKulturë.Portal

Teatri i Komedisë me skenë të jashtëzakonshme

 Institucioni Nacional Teatri i Komedisë punon çdo ditë që sa më shpejtë të hap dyert për publikun e saj. Ne vazhdimisht jemi duke i ndjekur rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me rekomandimet aktuale, kumtoi Drejtoria e Teatrit.

Shkup, 10 maj 2020 (MIA) – Institucioni Nacional Teatri i Komedisë punon çdo ditë që sa më shpejtë të hap dyert për publikun e saj. Ne vazhdimisht jemi duke i ndjekur rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me rekomandimet aktuale, kumtoi Drejtoria e Teatrit.

Ndërkohë, Teatri i Komedisë filloi me kyçjen e drejtpërdrejtë të përmbajtjeve të veta.

“Këtë muaj vendosëm të bëjmë një ‘skenë të jashtëzakonshme’, në të cilën aktorët do të interpretojnë çdo të Premte. Performancën e parë e kishte aktorja Zhaklina Stevkovska, ndërsa këtë të premte do të interpretojë aktori Zharko Dimoski. Vendosëm për shfaqje muzikore me qëllim që të zbukurojmë dhe rifreskojmë jetën e përditshme të publikut”, njoftojnë nga Teatri i Komedisë.

Prej aty paralajmërojnë se tashmë po përgatitet një plan të ri për periudhën e verës. bsh/

Back to top button
Close
Close