0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Të shtunën skadon gjendja e jashtëzakonshme, deri më tani nuk ka paralajmërime për vazhdimin e saj

Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit, duke e pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 Qershor. Deri atëherë, qeveria pritet të ketë një qëndrim nëse do të bëjë thirrje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga e cila do të varet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shkup, 10 qershor 2020 (MIA) – Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit, duke e pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 Qershor. Deri atëherë, qeveria pritet të ketë një qëndrim nëse do të bëjë thirrje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga e cila do të varet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Deri më tani, nuk ka as paralajmërim për mbajtjen e takimit të liderëve në të cilin partitë politike do të bien dakord për datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëvendëskryeministrja, Milla Carovska dje deklaroi se janë shterur të gjitha nevojat për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas saj,  menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat sipas afateve ligjore dhe kushtetuese duhet të jenë më 5 korrik.

Nëse qeveria do të kërkojë zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme duhet të dihet deri të premten. Deri atëherë, duhet të arrijë edhe mendimi i Komisionit për sëmundje infektive për gjendjen me pandeminë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani paralajmëroi se nga ajo nëse do të ketë një gjendje të re të jashtëzakonshme dhe mendimi i Komisionit do të jenë vendimtar për datën e zgjedhjeve.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se sipas informacioneve të tij, para se të ndodhin tendencat e reja që lidhen me pandeminë, partitë politike ishin afër një marrëveshje për një datë për zgjedhje, por për shkak të zhvillimit të situatës dhe rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve, bisedat u ndërprenë.

Që atëherë, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse bisedimet për harmonizimin e datës së zgjedhjeve kanë vazhduar ose jo. LSDM-ja mbetet në qëndrimin që zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që vendi të marrë institucione funksionale. Nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, thotë se në kushte të rritjes së numrit të njerëzve me KOVID-19, është e gabuar të flasim për zgjedhje dhe se shëndeti i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme për ta.

Vendimin e fundit, të katërt, për gjendjen e jashtëzakonshme 14-ditore presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurimit e miratoi më 30 maj.

Miratimi i këtij vendimi, tha ai, ka për qëllim vetëm t’ju mundësojë Qeverisë dhe institucioneve të ballafaqohen në mënyrë efektive para së gjithash me siç tha, sfidat shëndetësore, por edhe ekonomike dhe sociale që lidhen me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe nuk duhet të lidhen me procesin e zgjedhjeve.

Presidenti Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi, miratoi tre vendime për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat zgjatën 30 ditë, ndërsa e fundit 14 ditë.

Vendimet e kreut të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, pasi që u shpërnda. Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej t’i merrte vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, siç parashikohet me Kushtetutë.

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme u kontestuan përpara Gjykatës Kushtetuese, por ai vendosi që nuk ka asnjë bazë për të filluar një procedurë për ta vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close