Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Të shtëna në ajër gjatë arrestimit të një personi të kërkuar me urdhërarrest

Në Tetovë pasdite një nëpunës policor ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër që ta parandalojë 37 vjeçarin të ikë, gjatë arrestimit të tij me urdhërarrest, informojnë nga SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën  Jane Sandanski rreth orës 16.

Tetovë, 23 prill 2020 (MIA) – Në Tetovë pasdite një nëpunës policor ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër që ta parandalojë 37 vjeçarin të ikë, gjatë arrestimit të tij me urdhërarrest, informojnë nga SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën  Jane Sandanski rreth orës 16.

“Nëpunësit policor  të SPB-së Tetovë e kanë privuar  nga liria V.F.(37) nga fshati Studeniçan i Shkupit për të cilin është shpallur  urdhërarrest  qendror  për vuajtje të dënimit me burg prej 6 vjet për vepër penale të bërë tregti me njerëz. Para se të privohet nga liria  V.F. ka bërë përpjekje për të ikur dhe  nëpunësi policor i SPB-së Tetovë ka gjuajtur  plumb paralajmërues në ajër “, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

I  arrestuari  është mbajtur në stacionin policor Tetovë,  pas së cilës do të dorëzohet  për vuajtje të dënimit me burg  në burgun e Shkupit. as/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close