0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLajme nga komunatShoqëri

Të sëmurët kronikë veçanërisht duhet të jenë të kujdesshëm

 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se personat me sëmundje të caktuara kronike janë me rrezik më të madh nga komplikimet tipike për koronavirusin

Shkup, 29 mars 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se personat me sëmundje të caktuara kronike janë me rrezik më të madh nga komplikimet tipike për koronavirusin.

“U bëj apel atyre të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe t’i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga virusi”, thotë ministri i Shëndetësisë.

Personat me sëmundje respiratore, me sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje malinje janë pjesë e grupit të rrezikuar.

Lista e sëmundje të këtilla kronike është publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mund ta gjeni në linkun në vijim: bit.ly/2Up8Fye.  ar/

Таг
Back to top button
Close
Close