BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të punësuarit e Gugël do të punojnë nga shtëpia deri në verën tjetër

Kompania "Gugël" vendosi të punësuarit e tyre të punojnë nga shtëpia deri në korrik vitin e ardhshëm, publikoi sot "Uoll strit zhurnal".

Kaliforni, 27 korrik 2020 (MIA) – Kompania “Gugël” vendosi të punësuarit e tyre të punojnë nga shtëpia deri në korrik vitin e ardhshëm, publikoi sot “Uoll strit zhurnal”.

“Drejtori ekzekutiv Sundar Piçai personalisht e solli vendimin javën e kaluar pas takimit të drejtorëve më të lartë të këtij gjiganti të internetit”, shkruan gazeta.

“Gugël” paraprakisht planifikoi punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit 2020.

Vendimi i ri kishte të bëjë me të gjithë të punësuarit në “Gugël”, si të punësuarit me orar të plotë, ashtu edhe punëtorët honorarë, gjithsej rreth 200 000.

Sipas “Uoll strit zhurnal”, njeriu i parë i kompanisë dëshiron veçanërisht t’u ndihmojë punëtorëve të cilët duhet të kujdesen për fëmijët, pasi që funksionimi i shkollave në mbarë botën është i pasigurt për fillimin e vitit shkollor në vjeshtë.

Një studim gjerman para ca kohësh tregoi se punën nga shtëpia gjatë krizës së koronavirusit punëtorët e përjetojnë si ndryshim pozitiv.

“Të punësuarit të cilët gjatë kohës së krizës së koronavirusit u transferuan të punojnë nga shtëpia janë më pak nën stres dhe janë më produktivë”, thuhet në studimin e zbatuar nga Instituti Forsa dhe IGES për kompaninë shëndetësore të sigurimeve DAK.

Para se të paraqitet pandemia, 21 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë qenë nën stres ndërsa vetëm 15 për qind e kanë thënë të njëjtën gjatë krizës së koronavirusit.

Në mesin e atyre të cilët, nga ana tjetër, rregullisht punojnë nga shtëpia, 56 për qind kanë thënë se ndjehen më produktivë në shtëpi sesa në punë.

Efekte të tjera pozitive nga puna nga shtëpia është aftësimi më i mirë i punës dhe familjes (dy e treta e të anketuarve) ndërsa po aq vlerësojnë se efekt mjaft pozitiv nga puna në shtëpi tregon ajo që nuk duhet të udhëtojnë deri tek vendi i punës.

Nga të anketuarit 76,9 për qind janë prononcuar se një mënyrë të tillë të punës dëshirojnë ta kenë edhe në të ardhmen. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close