EvropëEvropë.Portal

Të paktën tre viktima në stuhinë Denis në Britaninë e Madhe

Pas stuhisë Denis në Britaninë e Madhe vijojnë paralajmërime për përmbytje të rrezikshme për jetën, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në tre, pasi është gjetur trupi i një gruaje 55-vjeçare, e cila nga e diela rezulton e humbur.

Londër, 18 shkurt 2020 (MIA) – Pas stuhisë Denis në Britaninë e Madhe vijojnë paralajmërime për përmbytje të rrezikshme për jetën, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në tre, pasi është gjetur trupi i një gruaje 55-vjeçare, e cila nga e diela rezulton e humbur.

Të hënën, u lëshuan rreth 480 paralajmërime për përmbytje në të gjithë Anglinë, që deri më tani është numri më i lartë.

Meteorologët parashikojnë se nivelet e lumenjve do të vazhdojnë të rriten, veçanërisht në pjesët e Anglisë Veriore.

Banorët e Uellsit dhe Anglisë perëndimore po i pastrojnë pasojat e përmbytjeve pas stuhisë që i përmbyti rrugët, hekurudhat, shtëpitë dhe e prishi trafikun në të gjithë Britaninë e Madhe.

Në Gjermani, në stuhinë Denis janë lënduar nëntë persona.

Stuia shkaktoi probleme edhe në trafikun e trageteve midis Danimarkës dhe Norvegjisë. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close