EvropëEvropë.Portal

Të paktën tre të vdekur nga moti i keq në Spanjë

Të paktën tre persona humbën jetën nga moti i keq në Spanjë, i shoqëruar me erë të fuqishme dhe borë, shkruan gazeta "Uente minutos".

Madrid, 20 janar 2020 (MIA) – Të paktën tre persona humbën jetën nga moti i keq në Spanjë, i shoqëruar me erë të fuqishme dhe borë, shkruan gazeta “Uente minutos”.

Dy burra humbën jetën, një në rajonin Asturia, ndërsa një tjetër në rajonin Kastinja, përderisa në Gandia, Valensi, sot humbi jetën një grua e pastrehë.

Shërbimi meteorologjik shtetëror spanjoll publikoi paralajmërim për mot të keq në 33 provinca. Për shkak të motit të keq, disa rrugë janë mbyllur, si dhe portet Valensia dhe Gandia.

Në Tuiter, autoritetet spanjolle të aeroportit bënë të ditur se aeroporti “Alikante”, për shkak të erës së fuqishme, sot do të mbyllet. Më 15 janar, në atë aeroport kishte zjarr.

Sipas sinoptikanëve edhe nesër pritet mot i ngjashëm. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close