BotëBotë.Portal

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në tornadot në SHBA

Dy persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Alabamës, ndërsa një person në Luziana kur disa tornado e goditën juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rrëzuar çati, dru dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, bënë të ditur autoritetet.

Uashington, 17 dhjetor 2019 (MIA) – Dy persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Alabamës, ndërsa një person në Luziana kur disa tornado e goditën juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rrëzuar çati, dru dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, bënë të ditur autoritetet.

Mot më të keq dhe dëm është regjistruar në mëngjesin e djeshëm në disa pjesë të Luzianës, Misisipit, Alabamës dhe Teksasit.

Të paktën 28.300 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Misisipi, Luzianë dhe Alabamë.

“Ekipet speciale do të dërgohen për ta vlerësuar dëmin”, deklaroi Riç Tompson, meteorolog kryesor i Qebdrës Metereologjike Kombëtare për Parashikim të Moti të Keq.

Siç theksohet, gjatë ditës priten goditje shtesë të erës dhe shiut, derisa stuhia po lëviz në juglindje drejt Xhorxhisë, Floridës dhe brigjeve të Karolinës Veriore dhe Jugore.

Таг
Back to top button
Close
Close