BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur në Kabul

Sulmues të panjohur sot në Kabul kanë vrarë tre persona me armë zjarri, kumtoi policia afgane.

Kabul, 8 mars 2020 (MIA) – Sulmues të panjohur sot në Kabul kanë vrarë tre persona me armë zjarri, kumtoi policia afgane.

Gjatë incidentit jetën e ka humbur një anëtarë i këshillit krahinor të Logar, Naser Gajrat dhe dy truproja të tij, ndërsa një është lënduar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të premten të paktën 32 persona e kanë humbur jetën , ndërsa 180 janë lënduar pasi dy burra të armatosur hapën zjarr në ceremoninë me të cilën u shënua përvjetori i vrasjes së liderit shiit Abdulah Ali Mazari, Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close