BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën tetë pjesëtarë të milicisë irakiane humbën jetën gjatë një sulmi ajror në Siri

- Disa aeroplanë të paidentifikuar sulmuan mëngjesin e sotëm pozicione të forcave proiraniane në Siri, me çka humbën jetën tetë pjesëtarë të milicisë irakiane, bëri të ditur Qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut.

Damask, 10 janar 2020 (MIA) – Disa aeroplanë të paidentifikuar sulmuan mëngjesin e sotëm pozicione të forcave proiraniane në Siri, me çka humbën jetën tetë pjesëtarë të milicisë irakiane, bëri të ditur Qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut.

Cak i sulmit ishin pozicione të cilat i takojnë milicive proiraniane në rajonin Boukamal, në afërsi të kufirit me Izraelin.

Organizata, selia e së cilës gjendet në Londër dhe e cila e dokumenton luftën në Siri përmes rrjetit të aktivistëve në terren, bëri të ditur se aeroplanët kishin goditur edhe depo me armë dhe automjete të cilat i takojnë milicive.

Janë denoncuar disa shpërthime në rajonin ndërkufitar, por nuk dihet se cilët aeroplanë e kishin kryer sulmin.

Për momentin nuk ka komente për këto informacione nga ana e përfaqësuesve zyrtarë sirianë.

Sulmi ndodh në një moment të tensioneve në atë rajon mes SHBA-së dhe Iranit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close