BotëBotë.Portal

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një sulm ndaj një kazerme në Mogadishu

Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur sot Mogadishun, kur siç supozohet, një sulmues vetëvrasës me bombë ka aktivizuar një pajisje të fuqishme shpërthyese në një sulm ndaj një baze ushtarake në qendër të kryeqytetit të Somalisë.

Mogadishu, 8 gusht 2020 (MIA) – Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur sot Mogadishun, kur siç supozohet, një sulmues vetëvrasës me bombë ka aktivizuar një pajisje të fuqishme shpërthyese në një sulm ndaj një baze ushtarake në qendër të kryeqytetit të Somalisë.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 u plagosën në sulm, bëri të ditur shërbimi i ambulancës.

“Me siguri bëhet fjalë për sulm vetëvrasës, tani i transportojmë të lënduarit”, tha prefekti i Mogadishus, Abdullah Mohamud. mb/

Back to top button
Close
Close