BotëBotë.Portal

Të paktën pesë persona e humbën jetën nga zjarri në një kompleks apartamentesh në Las – Vegas

Të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 13 janë lënduar në zjarrin në kompleksin e apartamenteve në qendër të Las-Vegasit, kumtuan autoritetet.

Las-Vegas, 22 dhjetor 2019 (MIA)  – Të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 13 janë lënduar në zjarrin në kompleksin e apartamenteve në qendër të Las-Vegasit, kumtuan autoritetet.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, pesë prej të lënduarve janë në gjendje kritike.

Siç shkruan “Dejli mejl”, disa banorë kanë kërcyer nga ndërtesa trikatëshe që të shpëtojnë nga zjarri, por më pas janë lënduar.

Zjarri ka shpërthyer në hapësirat e katit të parë të motelit me apartamente, ndërsa shkaku nuk është përcaktuar akoma.

Gazeta thekson se nuk ka të lënduar në mesin e zjarrfikësve. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close