BotëBotë.Portal

Të paktën një viktimë nga shpërthimi i gazit në Baltimor

Së paku një person vdiq dhe katër të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i gazit në Baltimor, ku nën rrënojat janë edhe disa fëmijë.

Baltimor, 11 gusht 2020 (MIA) – Së paku një person vdiq dhe katër të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i gazit në Baltimor, ku nën rrënojat janë edhe disa fëmijë.

Sipas informacioneve të para, një grua vdiq dhe katër persona u shtruan në spital me lëndime të rënda.

Shpërthimi shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi të katërtën, ndërsa mbetjet janë shpërndarë në tërë lagjen.

Edhe pse zjarrfikësit kanë njoftuar zyrtarisht se bëhet fjalë për shpërthim të gazit natyror, shkaqet e aksidentit akoma po hetohen. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close