BotëBotë.Portal

Të paktën gjashtë viktima në një shpërthim në Somali

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim në Somali, kur minibusi në të cilin kanë qenë ka hasur në një bombë të vendosur në një rrugë afër kryeqytetit Mogadishu. 

Mogadishu, 31 maj 2020 (MIA) – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim në Somali, kur minibusi në të cilin kanë qenë ka hasur në një bombë të vendosur në një rrugë afër kryeqytetit Mogadishu.

Udhëtarët, shumica e të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje, po udhëtonin për një varrim në një qytet fqinj.

“Deri më tani e dimë se nga shpërthimi kanë humbur jetën gjashtë persona dhe u plagosën disa të tjerë … Numri i vdekjeve mund të rritet,” tha një zyrtar lokal i policisë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close