BotëBotë.Portal

Të paktën gjashtë viktima në motin e keq në Vietnam

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 15.000 shtëpi janë përmbysur pasi depresioni tropikal e goditi pjesën qendrore të Vietnamit, bënë të ditur sot autoritetet lokale.

Hanoi, 6 shtator 2019 (MIA) – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 15.000 shtëpi janë përmbysur pasi depresioni tropikal e goditi pjesën qendrore të Vietnamit, bënë të ditur sot autoritetet lokale.

Depresioni tropikal Kaixhiki është formuar mbi Detin Jugor Kinez dhe në Vietnam solli rrebeshe shiu dhe erëra prej 50 kilometra në orë të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Sipas Komitetit Administrativ Qendror  të Vietnamit për parandalim të katastrofave natyrore, gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe më shumë se 3,700 janë evakuuar, derisa 15.411 shtëpi janë përmbytur në zonat qendrore të vendit nga provinca Tan Hoa e deri në provincën Tua Tien Hue.

Vitin e kaluar në motin e keq në Vietnam kanë humbur jetën 181 persona.

Таг
Back to top button
Close
Close