BotëBotë.Portal

Të paktën gjashtë viktima dhe më shumë se 100 të lënduar gjatë motit të lig në Vitnam

- Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë lënduar pasi stuhia tropikale Noul e goditi bregdetin qendror të Vietnamit, informuan sot mediat lokale shtetërore.

Hanoi, 21 shtator 2020 (MIA) – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë lënduar pasi stuhia tropikale Noul e goditi bregdetin qendror të Vietnamit, informuan sot mediat lokale shtetërore.

Moti i lig së pari i goditi qytetet e famshme turistike Hue dhe Da Nang të premten.

Noul filloi të dobësohet pasi preku tokën, por megjithatë solli erëra me shpejtësi deri në 90 kilometra në orë.

Të paktën 112 janë lënduar gjatë motit të lig, që shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë provinca qendrore.

Moti i lig rrëzoi mbi 10.000 drunj.

Vietnami qendror rregullisht përfshihet nga stuhi tropikale gjatë sezonit të stuhive, e cila zgjat prej qershorit e deri në nëntor për çdo vit.

Në vitin 2019, në Vietnam humbën jetën 133 persona në katastrofa natyrore, përfshirë motin e keq, vërshime dhe rrëshqitje të tokës. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close