BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën gjashtë persona humbën jetën gjatë sulmit të talebanëve në Afganistan

Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në sulmin e talebanëve në provincën veriore afgane Balh, në ditën e tretë të "uljes së dhunës". 

Kabul, 24 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në sulmin e talebanëve në provincën veriore afgane Balh, në ditën e tretë të “uljes së dhunës”.

Talebanët në mëngjesin e sotëm sulmuan një pikë kontrolli në rajonin Çahar Kint, ku jetën e humbën gjashtë persona, mes tyre edhe një civil, deklaroi guvernatori i qarkut Salima Mazari.

Periudha shtatëjavore e uljes së dhunës midis talebanëve dhe SHBA-së ka filluar të shtunën.

Nga fillimi i “uljes së dhunës” autoritetet afgane bënë të ditur për incidente më të vogla në provincat Kandahar, Balh, Urizgan dhge Paktija.

Talebanët sot rrëmbyen edhe një guvernator së bashku me dy të punësuar në qeveri në provincën veriore Samangan. Talebanët ende nuk kanë marrë përgjegjësi për rrëmbimin.

Paraprakisht, zëdhënësi i talebanëve Zabolulah Muhaxhid, deklaroi se agjencia gjermane e lajmeve DPA, tani gjatë “uljes së dhunës” për një javë nuk do të ketë sulme mbi qytetet më të mëdha, korpuset ushtarake, garnizonet dhe bazat të cilat u takojnë forcave ndërkombëtare.

Muxhahid shtoi se të gjitha sulmet  jashtë qyteteve të mëdha nuk duhet të konsiderohen për shkelje të uljes së periudhës së dhunës. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close