BotëBotë.Portal

Të paktën dhjetë të vdekur gjatë shembjes së një ndërtese në Indi

- Të paktën 10 persona humbën jetën, ndërsa ekziston frika se dhjetëra të tjerë janë nën rrënojat, pasi sot u shemb një pjesë e ndërtesës trekatëshe të banimit në afërsi të qendrës indiane financiare Mumbai, bënë të ditur autoritetet.

Nju-Delhi, 21 shtator 2020 (MIA) – Të paktën 10 persona humbën jetën, ndërsa ekziston frika se dhjetëra të tjerë janë nën rrënojat, pasi sot u shemb një pjesë e ndërtesës trekatëshe të banimit në afërsi të qendrës indiane financiare Mumbai, bënë të ditur autoritetet.

Aksidenti ndodhi në qytetin industrial Bivandi, 40 kilometra në veri-lindje të Mumbait, ndërsa komisari i qytetit Pnaqa Ashi tha se po frikohet se gati 26 familje kanë mbetur nën rrënoja.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së ndërtesës me 54 banesa, ndërsa banuesit thonë se kanë filluar të iknin pasi ishin paraqitur çarje.

Siç transmetojnë mediat, deri më tani janë nxjerrë 11 të plagosur.

Gjatë heqjes së rrënojave marrin pjesë anëtarë të shërbimeve të qytetit dhe Forcat nacionale për përgjigje ndaj katastrofave.

Shkaku i rrënimit të shumicës së ndërtesave të vjetra ose të ndërtuara jashtëligjshëm në Indi zakonisht kërkohet në reshjet e mëdha, ndërsa numri i fatkeqësive të mëdha rritet gjatë sezonit të monsuneve, nga qershori deri në shtator. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close